Siguria është prioriteti i parë prandaj të dhënat tuaja do të jenë të sigurta, duke u shfrytëzuar teknologjite më të fundit dhe nga konfigurimet profesionale.
Ne ofrojmë shërbime me hardwer performancë të lartë dhe vetëm me Hardwer për server duke perfshirë Supermicro,Dell dhe HP dhe jo me PC të konvertuara për të ofruar shërbime si server.
Nëse nuk jeni të kënaqur me sherbimin tonë edhe pas përkrahjes qe ju ofrojmë atëhere në 30 ditet e para ju mund të merrni 100% të parave tuaja.
Nga momenti që keni vendosur dhe përmbushur kërkesat që të jeni klient i bitblue.net atëherë ne do të ju ofrojmë falas transferin nga kompania ekzistuese si p.sh CPanel,VPS apo Reseller.
Llogaria juaj do të ketë backup të rregullt çdo javë dhe do të mund të ktheni të dhënat tuaja në çdo kohë pa kosto shtesë.
Infrastruktura jonë është në lidhje 1Gbps dhe të shpërndarë me operatorët më të njohur të Internetit si Level3,DE-CIX,AM-DX duke ju siguar shpejtësi në çdo pjesë të globit.
Në të gjitha pakot e hostingut ofrojme mbi 280+ softuer të gatshëm për instalim me një click si p.sh Wordpress, Drupal, Joomla, Laravel, Typo3, etj.
CPanel është i përfshirë në të gjitha pakot e hostingut që të ju mundësoj një qasje më të lehtë dhe më të menaxhueshme për webfaqen tuaj.
Nuk keni nevojë të brengoseni për sigurine dhe shpejtësinë, pasi që çdo përdorues është i ndarë nga tjerët me resurse të veqanta dhe nëse një webfaqe kompromentohet ose shfrytëzon më shumë resurse nuk ka impakt tek përdoruesit e tjerë.
Virtualizimi te VPS Serverat që ofrojme nuk ju mashtron në arritjen e performances pasi që realizohet duke ju ofruar resurse të dedikuara duke përdorur virtualizimin KVM.
Ne do të ju perkrahim çdo kohë që nga momenti para se të jeni klient e deri tek arritja e qëllimeve tuaja.