Kushtet e përdorimit në mes bitblue Hosting dhe klientit:
Neni 1
Duke blerë një shërbim apo përdorur atë nga bitblue hosting ju pranoni kushtet e mëposthme të shenuara në nenet me poshtë.
Neni 2
Duke u regjistruar apo përdorur shërbimet tona ju duhet të keni moshën 18 vjeqare, dhe cdo tentim regjistrimi apo gjetje se jeni nën moshen 18 vjeqare do të ndalet sherbimi.
Neni 3
Ju pajtoheni të jeni pergjegjës për përdorimin e llogarisë tuaj dhe për cdo gjë që zhvillohet përmes llogarisë tuaj. Është në përgjegjësinë tuaj të mbani konfidencial fjalëkalimin tuaj dhe informatat tjera që lidhen me sigurinë e llogarisë suaj.
Neni 4 Permbajtja
A. Ju mund të futni, ruani, publikoni, shfaqni dhe shpërndani informacion, tekst, fotografi, video, dhe përmbajtje tjetër në apo përmes përmbajtjes së përdoruesit. Përmbajtja përfshin çdo përmbajtje të postuar nga ju ose përdroruesit e web sajtit.
B. Bitblue nuk ushtron kontrolle, dhe nuk jep përgjegjësi për përmbajtjen e ndonjë web sajti të caktuar. Bitblue nuk e monitoron përmbajtjen. Por, ju jeni në dijeni dhe pajtoheni që Bitblue mundet, por nuk është e obliguar, të marrë masa korrektive e deri në ndalje të shërbimit të dhënë. Nëse pala ka postuar përmbajtje jo adekuate që si pasoj shkelen rregullat e marrëveshjes, Bitblue do të ndaloj cdo shërbim dhe nuk është e obliguar të kompensoj paratë.
i. Ju nuk keni të drejtë të publikoni ose transmetoni përmes Bitblue këto permbajtje:
Neni 5 Siguria
Ju duhet të merrni hapa paraprak të sigurisë. Ju nuk duhet të ofroni hosting falas te klientet tuaj. Ju duhet të ruani password-in tuaj, dhe ta ndryshoni atë sistematikisht.
Neni 6 Aksionet abuzive
Nëse ndodh ndonjë aksion abuziv i drejtuar në stafin tonë kjo nuk do të tolerohet. Nëse përdorni gjuhë të piste, kërcënoni, ose bëni diçka tjetër që për neve mund të jetë ofenduese, ju do të jeni subjekt i rregullave të kompanisë tonë, suspenidimi ose ndalja e sherbimeve pa kompensim parash, do te ndodhë me apo pa paralajmrim . Kjo përfshin edhe mundësin e paditjes dhe ndjekjes përmes ligjit.
Neni 7 Pagesat
a) Tarifat
Tarifat duhet të paguhen para marrjes së shërbimit ose para cdo cikli të faturimit. Cikli i faturimit të konsumatorit do të jetë çdo muaj, çdo tre muaj, gjysem viti, çdo vit. Bitblue kërkon pagesën e ciklit të parë të faturimit përpara fillimit të shërbimit.
b) Rritja e tarifave
Bitblue mund të rris tarifat për shërbimet e saj përpara ripërsëritjes së marrëveshjes. Konsumatori do të lajrmohet për rritjen eventuale të tarifave (10) dhjetë dite përpara, nëse pas dhjetë ditesh nuk ka një pergjigje atehere do të konsiderohet se rritja e tarifave është pranuar.
c) Rimbursimet
Rimbursimet ose kthimet e parave janë të vlefshme vetëm në fillim te bashkëpunimit. Kjo vlen për shared hosting nëse 30 ditët e para nuk është i kënqaur me shërbimet me arsye logjike atëhere paratë do të kthehen.
d) Nderprerjet e hershme
Sherbimi mund të ndalet në cdo moment nëse nuk zbatohet rregullat e në bazë të kontrates nga neni 4. Dhe nëse ndodhë ndonje ndërprerje e shërbimit atëhere nuk do të ketë rimbursim.
Neni 8
Secili klient mund të kërkojë shkëputjen nga serveri ynë ku ne u dorëzojmë domainin, shuma e paguar për porosinë nuk u kthehet.
Neni 9
Bitblue nuk do të jetë përgjejgjës për asnjë demtim që biznesi juaj mund të vuaj. Duke përfshirë humbjen e të dhënave, që rezulton nga vonesa, dështimet në ofrim të sherbimit tuaj, dhe cdo nderprerje e sherbimit të shaktuar nga Biblue ose punonjësit tonë.
Neni 10 Backups dhe Humbja e te dhenave
Përdorimi i shërbimit edhe në rrezikun tuaj. Ne (bitblue) nuk bëjmë backup zakonisht, por nëse kemi marrveshje paraprake ne do të kujdesemi për të dhënat tuaja dhe bërjen backup të tyre.