Google PageSpeed: Edhe një shërbim i ri pa pagese nga Bitblue Lab & Hosting Solutions

PageSpeed

Ashtu siç ju kemi njoftuar me herët ne jemi te pasionuar pas shpejtësisë dhe stabilitetit ne ofrimin e shërbimeve tona. Andaj për here te pare ne Kosove ofrojmë falas pa ndonjë pagese ekstra modulin mod_pagespeed me te gjitha pakot ueb Hosting dhe Reseller Hosting qe ne ofrojmë.
Ky modul eshte i zhvilluar nga Google qe mundëson optimizim te kodit te ueb faqeve ne kohe reale pa nevoje qe te modifikohet kodi ekzistues e te hargjojme kohe dhe mund.

Teknikat qe përdor ky modul janë:

  • Eleminimi i rreshtave dhe hapësirave mes rreshtave ne HTML,CSS dhe Javascript
  • Kombinimi i shume CSS fajllave ne një te vetëm qe mënyre qe te ketë me pak requesta gjate hapjes se faqes
  • Mos shfaqja e komenteve ne Source Code te shfrytëzuesi
  • Kompresimin e fotografive ne formate te optimizuara
  • Zhvendosjen e CSS-it ne pjesën e <head> </head> te webfaqes
  • Shtimin e tagave <head></head> kur ata mungojnë nga ndonjë gabim eventual.
  • Shkurtimin e vonesave ne DNS
  • Rritje e Cache për pjesët standarde te një ueb faqeje te cilat ndryshojnë rralle si Logoja, Menu, Footer dhe shume veti te tjera.


Kjo mundëson qe ueb faqja juaj te hapet shume me shpejt sepse browserit i nevojitet me pak kohe qe te shkarkoj te dhënat nga serveri dhe ti shfaq te klienti i cili padyshim do te jete me i kënaqur me faqen e juaj e gjithashtu edhe makinat e kërkimit do te rangojne me lart ueb faqen e juaj pasi qe Loading Speed është një kriter i forte ne rankim te ueb faqeve.

Të gjitha këto optimizime realizohen ne forme dinamike pa nevoje qe te modifikoni kodin ose te ndryshon diçka ne uebin e juaj.

CryptoPHP: Analiza e një kërcënimi të fshehur brenda sistemeve të menaxhimit të përmbajtjes dhe masat preventive ne Bitblue Lab & Hosting Solutions

CryptoPHP

CryptoPHP është një kërcënim që vepron si "backdoor" ne Joomla, WordPress dhe thema dhe plugina ne Drupal duke e komprometu sigurinë ne ueb serverë. Duke shkarkuar dhe përdorur thema dhe plugina te ndryshëm për ketë CMS ne rrezikohemi qe te infektohemi me CryptoPHP, prandaj mënyra me e mire qe te mbrohemi është qe te mos përdorim plugisna dhe thema te vjedhura dhe ti instalojmë vetëm ato qe jen te besueshme nga komuniteti i këtyre CMS-ave.

Pasi qe instalohet ne ueb server ky "backdoor" zakonisht ruhet ne fajlla social.png ku mund te mashtrohemi se janë fotografi mirëpo nëse i hapim me ndonjë editor te thjeshte shohim se ka kod ne prapavijë. CryptoPHP ka disa opsione me te cilat kontrollon ueb serverin ku instalohet, komunikimin me email çka do te thotë se na shkakton probleme dhe shume shpejt mund te jemi blacklisted dhe emailet tona te mos mund te arrijnë p.sh ne Microsoft, Google, Yahoo etj.

Operatorët e CryptoPHP aktualisht abuzojnë me ketë "backdoor" për ilegal Search Engine Optimization (me optimizim per makina te kërkimit), i njohur gjithashtu si Blackhat SEO.

Prandaj ne si Bitblue Lab & Hosting Solutions kemi marr masa te veçanta ku përpos teknologjive te shumta si CloudLinux etj kemi edhe skanerë te ndryshëm për Malware si ClamAV dhe Maldet, prandaj gjdo fajll i cili është i infektuar me CryptoPHP do te fshihet dhe ruhet ne shporte ne mënyre qe të ja dokumentojmë klientit dhe ti japim një mundësi qe ta rregulloj kodin e vet.

bitbLue Hosting Solutions me webfaqe të re dhe shërbime unike

bitbLue Hosting Solutions me webfaqe te re dhe sherbime unike

Pas një periudhe 4 vjeqare në BitBLue Hosting kemi kaluar në webfaqe të re duke ofruar Hosting me cmimet dhe performancat më të mira si në rajon ashtu edhe në botë.Tashmë ofrojme paketa hosting për invidual dhe biznese, reseller paketa për ata që deshirojnë të fillojnë me ofrim të hosting si dhe për web zhvillues të ndryshëm e të cilët kan webfaqe të ndryshme si dhe VPS servera me çmime të arsyeshme.

Ajo çka e karakterizon bitbLue është stabiliteti dhe shpejtësia e hosting, ku kemi Network Uptime 99% si dhe jemi në përdorim të teknologjive të fundit duke siguruar klientin për cilësi,shpejtësi dhe siguri të madhe.

Qëllimi yne është që të ofrojmë pako të ndryshme të hosting për individet, bizneset e vogla të mesme dhe të medha vendore duke ju lehtesuar komunikimin me kompaninë tuaj të hosting, të flisni dhe shkruani SHQIP dhe mbi të gjitha të keni përkrahje 7 ditë në javë.

Ne tani më kemi klient të ndryshem duke filluar nga OJQ, Shkolla të mesme, Portale lajmesh, Biznese te vogla dhe të mesme, etj.

Ju rekomandojmë që të provoni sherbimet tona dhe ju premtojmë se nuk do ndaheni të pa kënaqur.